Shkurt.ch
Kafetë më të shtrenjta pihen në Cyrih
Një studim i ri nga “Cafetier Suisse” tregon dallimet e larta të çmimeve nëpër kantone për një “cafe kreme”, siç quhet në Zvicër
“Cafetier Suisse” për të 26 herë me radhë ka realizuar një anketë për çmimin e kafeve. Një filxhan “Cafe Crème” kushton mesatarisht 4.13 franga, dy centë më shumë se vitin e kaluar.
Anketa është realizuar me 350 kafene në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës dhe asaj frankofone të kantonit të Bernës.
Kafetë më të lira janë në Kantonin e Bernës. Një filxhan kafe kushton mesatarisht 3.90 franga, në një varg çmimesh prej 3.20 deri 4.50. Asnjë rajon tjetër, sipas studimit, nuk është nën kufirin e katër frangave.
Kafetë më të shtrenjta pihen në Cyrih. 4.36 franga kushton një kafe. Vargu i çmimeve shkon nga 3.80 deri në 5.50 franga. Shumica e kompanive (80.17 për qind) nuk ka ndryshuar çmimet në krahasim me vitin 2012.
Për vitin e ardhshëm “Cafetier Suisse” nuk ka lajme të mira për konsumatorin, edhe pse çmimi i kafesë në tregun botëror ka shënuar rënie. Shoqata pret një rritje të çmimeve për një “kafe crème”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












