Shkurt.ch
Kalendari me 10 kg ari
Kompania japoneze "Ginza Tanaka", e njohur për prodhimet ekstravagante, ka prodhuar për këtë vit kalendarin e Krishtlindjeve “Mickey Mouse” me 10 kg ari. Kalendari është prezantuar në dyqanin e tyre kryesor, në një lagje luksoze në Tokio.
Çmimi i këtij kalendari me dimensione 129 me 87 cm është në shitje për 100 milionë dollarë amerikanë. E njëjta kompani ofron kalendarë të vegjël prej ari, vlera e të cilave arrin deri 720 mijë €.
Më parë, më 18 nëntor, me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është shitur bredhi i Krishtlindjeve prej ari në vlerë 500 milionë Jenë, ose rreth 5 milionë dollarë.
Siç shkruajnë mediat japoneze, lartësia e bredhit të Krishtlindjeve, e quajtur “Tree Golden Christmas Disney” është 2 .4 metra. Për përgatitjen e bredhit janë përdorur 43 kilogramë ari të pastër. Dekori i jashtëzakonshëm për Krishtlindje bëhet me karaktere vizatimor të Walt Disney, Mickey Mouse, etj. Secila nga këto karaktere është bërë me dorë dhe janë vendosur në kuti ari të dedikuar për dhurata nën bredh.
Përveç kësaj kryevepre, konsumatorëve u janë ofruar dhe bredha të arit më të vogla dhe më të lira.
Kompania “Ginza Tanaka”, e cila ka ekzistuar që nga viti 1892, ka prodhuar madje edhe një tualet me kristale Swarovski.
“Ginza Tanaka” u bë i njohur në vitin 2011, kur ka paraqitur bredhin e artë të Krishtlindjeve me një lartësi prej 1.92 metra, me një çmim 2 milionë dollarë.
Në fund të 2012–s, megjithatë u ekspozua një bredh i ngjashëm i çmuar me një lartësi prej 2.4 metrash, me një çmim 4.2 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













