Lajme
Kallëzim penal kundër imamit Shefqet Krasniqi, ka fyer Nënë Terezën
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka gjasa që të japë llogari para drejtësisë kosovare për fjalët që ka thënë dy vjet më parë për nobelisten shqiptare Nëna Terezë.
Dy avokatë, një shkrimtar dhe një qytetar nga Prishtina kanë ushtruar një kallëzim penal kundër imamit Krasniqi për katër vepra penale të dënueshme deri në 10 vjet burgim.
Imami Krasniqi dy vjet më parë kishte thënë se Nëna Terezë e ka vendin në xhehenem.
“Midis xhehenemi, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin…Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim”, kishte thënë ai.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









