Shkurt.ch
Kallëzim penal ndaj dy të miturë kosovarë
Gjithsej gjashtë persona janë zbuluar nga Policia kantonale e Solothurn-it, të cilët dyshohet të kenë rrahur dy të rinj 18-vjeçarë zviceranë në një festë në Hägendorf.
Ngjarja kishte ndodhur më 28 gusht të vitit 2010 në festën e lartpërmendur në Hägendorf, me ç‘rast ishte shkaktuar një zënkë në mes të rinjve. Të miturit i kishin sulmuar 18-vjeçarët fillimisht në mënyrë verbale e më pas edhe duke i goditur ata me grushte dhe shqelma, në kokë dhe nëpër trup.
Gjatë kësaj, ata pësojnë lëndime të lehta, por edhe të dukshme, ndërsa njëri nga viktimat është dashur të shtrohet në spital për shërim të mëtutjeshëm. Viktimat nuk i kanë njohur sulmuesit dhe as që i kanë parë ndonjëherë.
Pas hetimeve intensive të Policisë kantonale të Solothurn-it, janë arrestuar gjashtë persona të moshës në mes 15-, dhe 17- vjeçare, du shtetas të Maqedonisë, dy kosovarë, një turk dhe një zviceran. Pesë nga ta janë me vendbanim në Kantonin Solothurn, ndërsa njëri nga Kantoni i Aargau-t.
Sipas të përditshmes “Solothurner Zeitung”, ata janë dërguar në Prokurorinë për të mitur të Kantonit të Solothurn-it, ku iu është ngritur kallëzim penal dhe do të duhet të përgjigjen për veprën e kryer.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025











