Integrimi
Kallëzime penale për antisemitizëm ndaj disa të rinjve shqiptarë
Në një faqe facebook-u, të rinj dhe të reja me prejardhje turke, shqiptare, kosovare kanë bërë tirada urrejtjeje kundër hebrenjve dhe thirrje për dhunë
Federata e shoqatave izraelite të Zvicrës (SIG) ka ushtruar kallëzime penale ndaj 15 të rinjve të besimit islam, pjesëtarë tëgjeneratës së dytë për sharje dhe kërcënime kundër hebrenjve. Në mesin e këtyre të rinjve shumica janë nga Ballkani, Turqia dhe siç potencohet, ka edhe nga Kosova. Bëhet fjalë për të rinj që janë radikalizuar së fundi ndërsa konteksti i shprehjes së urrejtjes dhe kërcënimeve lidhet me dhunën aktuale në Gaza. Sipas federatës, shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag” 15 të paditurit janë të moshës 18 deri në 30 vjeçare.
Burimi i gjithë kësaj është në faqen e facebook-ut me titullin “Demo für Palästina in der Schweiz”. Në këtë faqe, të rinj dhe të reja me prejardhje turke, shqiptare, kosovare kanë rënë në sy me tirada urrejtjeje kundër hebrenjve dhe thirrje për dhunë.
SIG nuk e ka të vështirë të bëjë identifikimin e myslimanëve që kërcënojnë ose nxisin urrejtje përmes komenteve të tyre. Disa prej tyre shkruajnë me emrat e vërtetë, të tjerët kanë mbuluar jo shumë identitetin e tyre. Disa të tjerë bëjnë poza para veturave të tyre, me targa të pambuluara.
Organizatat islamike janë në njohuri për rastet. Kështu, kryetari i federatës së shoqatave islamike (FIDS) Hisham Maizar thotë se “FIDS i dënon ashpër dhe në mënyrë të theksuar të gjitha thirrjet për dhunë dhe urrejtje”. Më tutje ai ka thënë se konflikti në Gaza është i ngarkuar me shumë emocione. “Kështu që një numër i vogël reagimesh kercënuese, mjerisht nuk mund të evitohen. Megjithatë, ato duhet të ndiqen dhe të procesohen”. Por Maizar tërheq vërejtjen kundër perceptimit që myslimanët i karakterizon si kërcënim për hebrenjtë. “Kjo gjë do të ishte e papërgjegjshme”, ka thë në ai. Maizar më tutje ka shtuar se kryetarit të SIG, Herbert Winter i ka sqaruar në hollësi se “ne po bëjmë gjithçka për ta shmangur përshkallëzimin”. Ai i ka bërë ftesë kolegut të tij Winter që me një mesazh për mirëkuptim reciprok t`u drejtohet të gjithë myslimanëve dhe palestinezëve në Zvicër.
Deputeti nacional Daniel Vischer i cili është edhe kryetar i shoqatës “Zvicër-Palestinë” thotë se nuk e konteston që të ketë raste të tilla. “Është një qark i fanatizuar. Por nga kjo nuk mund të nxirret përfundim për myslimanët në Zvicër”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues... -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër










