Kosova
Kalon Ligji për Buxhetin e viti 2017 dhe Projektligji i Buxhetit për vitin 2018
Me këto dy miratime, Kosovës i hapen rrugët për investime dhe ngritjes pagash
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për buxhetin e rishikuar të vitit 2017 me vlerë 1.8 miliard euro, derisa Qeveri e Kosovës në një mbledhje sot në mëngjes ka miratuar Projektligjin për buxhetin e viti 2018 me 2 miliard e 80 milionë euro. Me këto dy miratime, Kosovës i hapen rrugët për investime dhe ngritjes pagash.
Pas fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, duke arsyetuar raportin me rekomandime të këtij komisioni ka thënë se ndryshimet e amendamenti për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan dhe amendamentin për fondin e sigurimeve shëndetësore, mjetet prej 11 milionë eurove do të destinohen për blerjen e barnave dhe shërim jashtë vendit.
Ky projektligj me gjithsejtë 18 amendamente është miratuar nga deputetet e Legjislativit.
Ndërkaq në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se buxheti për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro. Me këtë rast ministri Hamza ka thënë se 10.3 për qind ka rritje për shpenzime kapitale dhe se projektet më të rëndësishme që planifikohen të përfshihen janë autostrada Prishtinë-Shkup, Prishtinë-Mitrovicë dhe autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se është një lajm i mirë për aprovomini e buxhetit për vitin 2018-të me shifër prej 2 miliardë euro.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se është një lajm i mirë për aprovomini e buxhetit prej 2 miliardë euro. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar , kreu i Qeverisë Haradinaj tha se ky buxhet është i sigurt dhe sipas tij do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











