Lajme
Kamberi: Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë
Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, deklaroi se pas disa zgjedhjeve të përsëritura në Tërnovc të Madh në komunën e Bujanocit është bërë e qartë se Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi tha se ka për qëllim që në këtë proces zgjedhor të “zbulojë aleancën” e Partisë Progresive Serbe (SNS), Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe institucioneve shtetërore.
Ai theksoi për danas se është bërë e qartë se Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.
“Duket se vetëm këtu (në Tërnovc të Madh) janë shënuar parregullsi zgjedhore. Nuk besoj se Serbia gjatë zgjedhjeve ka arritur një nivel të tillë që askund të mos ketë parregullsi. Tërnoci është një shembull tipik i çdo vendi në Serbi gjatë zgjedhjeve, përveç se ky është i vetmi vend ku dy partitë më të forta, SNS dhe SPS, në aleancë me institucionet shtetërore, kanë bashkuar forcat për të kompromentuar gjithë procesin për të parandaluar që shqiptarët të kenë një përfaqësues të zgjedhur në Parlament”, tha Kamberi.
Ai ka thënë se sa i përket Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës zgjedhjet do të përfundonin më 28 prill, por dikujt po i konvenon “vjedhja e mandatit të shqiptarëve”.
Sipas tij, zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit, të rrëzuara me kundërshtimin e SPS-së, tregojnë se synimi i kësaj partie është t’u heqë mandatin shqiptarëve, transmeton Telegrafi.
“Pse është i rëndësishëm për ta mandati i tridhjetë e dytë dhe ne nuk kemi nevojë për një të vetëm? Atyre nuk u intereson fare (një mandat), përveç nëse qëllimi përfundimtar është t’u heqin një mandat shqiptarëve. Nuk është e qartë pse një deputet shqiptar do të ishte një problem kaq i madh për parlamentin”, tha Kamberi.
Zgjedhjet parlamentare në Tërnovc të Madh të komunës së Bujanocit janë përsëritur dy herë deri më tani, ndërsa zgjedhjet do të mbahen për herë të tretë.
Në zgjedhjet e ripërsëritura të 27 majit, në vendvotimin nr. 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadri” në Tërnovc të Madh, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, që është 12 më pak se numri i nevojshëm për të fituar një mandat deputeti.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













