Lajme
Kamerat turistike të web-it në Zvicër nën kritikë për shkelje të privatësisë
Shumë kamera web në kantonin e Valais (Wallis) në Zvicër po kritikohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes së të dhënave, pasi në pamjet e tyre njerëzit, shtëpitë dhe madje edhe kopshtet apo tarracat janë qartësisht të identifikueshme.
Sipas raportimeve të mediave lokale, nga 66 kamera të analizuara në këtë kanton, vetëm dy prej tyre përmbushin kërkesat ligjore për mbrojtjen e privatësisë. Pjesa tjetër kap imazhe ku mund të dallohen persona, automjete dhe prona private.
Kamerat web përdoren gjerësisht në Zvicër për qëllime turistike, duke i ndihmuar vizitorët të kontrollojnë motin dhe kushtet në male apo liqene para udhëtimeve të tyre. Megjithatë, autoritetet e mbrojtjes së të dhënave paralajmërojnë se kjo praktikë shpesh shkel privatësinë e qytetarëve, transmeton albinfo.ch.
“Problemi fillon kur personat mund të identifikohen në pamje,” ka deklaruar zyrtari kantonal për mbrojtjen e të dhënave në Valais, duke shtuar se shumë ankesa janë marrë nga qytetarët.
Edhe në kantonin e Fribourg-ut, autoritetet kanë pranuar se kamerat web paraqesin probleme të ngjashme. Sipas përgjegjëses për mbrojtjen e të dhënave, Martine Stoffel, në disa raste kamerat mund të tregojnë nëse fëmijët ndodhen në plazh apo në situata të tjera private, gjë që përbën shkelje të qartë të privatësisë.
Një tjetër problem është se disa kamera filmojnë hapësira private, si oborre dhe tarraca. Në raste të tilla, komunat janë këshilluar të ndryshojnë pozicionin e kamerave ose të mjegullojnë pamjet.
Edhe kantoni i Bernës përballet me të njëjtat sfida. Sipas autoritetit për mbrojtjen e të dhënave, shumica e komunave nuk kanë kaluar kurrë kontrolle zyrtare për respektimin e rregullave të privatësisë. Rreth 90% e tyre nuk janë audituar asnjëherë.
Megjithatë, pritet që situata të ndryshojë së shpejti, pasi ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave në Bernë pritet të hyjë në fuqi në shtator. Ai do t’i japë kantonit më shumë kompetenca për të mbikëqyrur dhe kontrolluar komunat.
Në Valais tashmë janë dhënë rekomandime për mjegullimin e imazheve apo ripozicionimin e kamerave, dhe shumë komuna kanë filluar t’i zbatojnë këto masa. Qëllimi është që kamerat turistike të mbeten funksionale, por pa shkelur privatësinë e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












