Integrimi
Kampet hungareze, përplot me kosovarë
Autoritetet hungareze kanë kapur me qindra kosovarë të cilët po qëndrojnë nëpër kampe e që po jetojnë në kushte të vështira
Gjithnjë e më shumë kosovarë po e braktisin vendin. Kjo shihet edhe në autobusët e mbushur me të rinj që po marrin çdo natë rrugën drejtë Serbisë, ku nga Subotica po kalojnë ilegalisht në territor të Hungarisë.
Autoritetet hungareze kanë kapur me qindra kosovarë të cilët po qëndrojnë nëpër kampe e që po jetojnë në kushte të vështira, shkruan indeksonline.
Një person nga Podujeva i kapur nga policia hungareze ka treguar për këtë portal se në një kamp në Hungari ka shumë shqiptarë të cilët po qëndrojnë me muajt të terë dhe nuk kanë kushte për të qëndruar aty.
“Kam ardhur ilegalisht deri këtu në Hungari. Kam shpresuar që në Hungari japin azil, por kjo ish një rren e pastër dhe iu bëj apel qytetarëve të Kosovës që mos të nisën sepse gabojnë”, ka thënë ai për Indeksonline.
Ai tregon se ka dy ditë që nuk kanë hangar bukë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ngritë zërin për kosovarët që gjenden nëpër kampet hungareze.
“Këtu është sikur në burg, madje na kanë marrë edhe telefonat personal”, ka thënë personi nga Podujeva i cili që disa ditë ndodhet në kampet hungareze.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












