Lajme
Kampi Veror – Aventura më e mirë për fëmijët e diasporës
Ardhja në Kampin Veror për një fëmijë nga diaspora është shumë frytëdhënës, ngase kjo aventurë do t`ia pasurojë verën me kujtime shumë të bukura, kujtime këto që do ta ushqejnë dashurinë për Kosovën edhe më shumë
Me siguri pjesë e bisedave të përditshme ka filluar të bëhet edhe planifikimi i pushimeve verore, çka edhe mbetet një nga pjesët më të bukura të vitit! Vera në Kosovë është e mbushur me ngjarje dhe aktivitete interesante. Takimi me bashkëfamiljarët e deri tek njoftimi i fëmijëve me vendin e origjinës janë ato që e forcojnë edhe më tej raportin së pari mes familjes e më tej mes diasporës dhe Kosovës.
Hapësira Krijuese BONEVET në Gjakovë, ka filluar tash e tri vite të organizojë një aventurë shumë interesante dhe të bukur, që ka në fokus po të njëjtën çështje. Pra, forcimin e raportit të të rinjve në diasporë me Kosovën e socializimin e fëmijëve të të dy palëve.
Gjatë verës, në BONEVET organizohet Kampi Veror për të gjithë fëmijët nga diaspora dhe Kosova prej moshës 7 – 18 vjeç. Kampi zgjat një javë dhe është plot argëtim, lojë e festë, ku fëmijët përveç që mësojnë gjëra të reja, ndërtojnë dhe luajnë, ata krijojnë shoqëri të re.
Ardhja në Kampin Veror për një fëmijë nga diaspora është shumë frytëdhënës, ngase kjo aventurë do t`ia pasurojë verën me kujtime shumë të bukura, kujtime këto që do ta ushqejnë dashurinë për Kosovën shumë e më shumë.
Kampi trajton tematika të ndryshme, duke filluar prej natyrës, filmit, teknologjisë, e deri tek puna me drurë, muzika e gjithësia.
Një ditë tipike e kampit fillon me një lojë energjizuese e cila ngre shpirtin entuziast tek secili kampist. Më tej vazhdon me aktivitete që stimulojnë ndërtimin e projekteve, ku çdo fëmijë duke punuar në grup, krijon punime nga imagjinata e tij. Këto projekte lidhen me elektronikën, programimin, robotikën, muzikën apo lëmenjtë e ngjashëm. Kështu duke luajtur, kampistët zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë njohuritë për lëmenjtë e teknologjisë së hapit të fundit. Dita vazhdon me lojëra dhe aktivitete argëtuese në natyrë dhe përfundon në mesditë.
Duke u bërë pjesë e kampit, fëmijët nga diaspora do të kenë një arsye më shumë pse të vizitojnë vendin e tyre, do të krijojnë shoqëri, argëtohen e do të mësojnë gjëra të reja. Vera e tyre më nuk do të jetë një verë e njëtrajtshme, por do të përmbushet me aktivitete shumë të veçanta e novatore.
Duke mësuar për robotikë, elektronikë, programim e teknologji në përgjithësi, ata do të fitojnë miq bashkëmoshatarë, do të njohin dëshirat, mendimet dhe mënyrën e jetesës të fëmijëve në Kosovë. Zakonisht shoqëria më e mirë arrihet përmes aktiviteteve sociale-atraktive e përmes lojërave nxitëse, ndaj padyshim që kampi do të krijoj shoqëri që do i rezistojnë viteve.
E në fund, nuk ka ndjenjë më të bukur se sa kur kemi diçka të mirë që buron nga vetja, ndaj e njëjtë do të jetë edhe për fëmijët e diasporës që do të përfitojnë nga kjo përvojë. Ata kur të kthehen në shkollat e tyre, do të kenë eksperienca mjaftë frytdhënëse dhe moderne për të ndarë me shkollën. E këto eksperienca burojnë nga vendi i tyre! Ky fakt do t’i bëjë ta duan e çmojnë vendlindjen ende më shumë.
Dy nga pjesëmarrësit në Kampin Veror të vitit të kaluar shprehen:
Aroni (8 vjeçar, nga Prishina) – Ky kamp veror ka qenë një përvojë fantastike, ku përveç që kam mësu kam zan edhe shum shokë e shoqe 😀
Rrona (9 vjeçare, nga Gjakova) – Një javë fantastike, ku kam mësu për ndërtimin dhe programimin e robotëve, kam marrë pjesë në shumë lojëra edukative & argëtuese.
Kampi zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht, por për informata më të detajuara vizitoni webfaqen: www.kampiveror.bonevet.education apo faqen në rrjetin social Facebook me @BONEVETKampiVeror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern





















