Feja
Kampioni botëror i thaiboksit, Valdet Gashi, xhihadist në Siri!
Sipas rundschau, të gjithë xhihadistët e njohur nga Winterthuri para se të shkonin në Siri kanë ushtuar te Valdeti, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake” MMA-Suna
Kampioni i dyfishtë botëror i thaiboksit, Valdet Gashi me qëndrim në Zvicër po del se është rekrutuar në radhët e IS-it, ushtrisë terroriste të shtetit islam në Siri. Kështu bën të ditur srf.ch duke prezantuar emisionin e sotëm “Rundschau” të këtij televizioni, ku do të bëhet fjalë për Gashin dhe të rinjtë tjerë nga Zvicra të përfshirë në IS.
Sipas rundschau, të gjithë xhihadistët e njohur nga Winterthuri para se të shkonin në Siri kanë ushtuar te Valdeti, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake” MMA-Suna.
Siç është shkruar shumë në mediet zvicerane, nga viti i kaluar dhe deri tash, nga qyteti i Winterthurit për të luftuar në Siri kanë shkruar një numër i konsiderueshëm të rinjsh, me prejardhje shqiptare, kurde etj. Por, në mesin e tyre është edhe një zviceran i konvertuar në islam, Christian, i njohur si Sandro.
Në facebook, Valdet Gashi ka shprehur ngushëllime për “shokun kurd”, të riun nga Winterthuri, Hajan, i cili kiste rënë në luftime. Me këtë rast ai shpreh dëshirën që me të bashkohet në “Qiellin e shtatë” (Jannh-al-firdaus). Dhe, në fakt, nga janari i këtij viti Valdet Gashi i është bashkuar organizatës terroriste islamike.
Për disa muaj e ka mbajtur sekret vendqëndrimin e tij ndërsa familja e tij që jeton në Singen (Gjermani) besonte se ai gjendet në Tajlandë. Por, ka qenë emisioni “Rundschau” i televizionit zviceran që e ka kontaktuar atë në Siri.
Në një bisedë telefonike, Gashi ka pranuar se është mishëruar me ideologjinë e IS-it. Natyrisht do të dëshironte të ishte me fëmijët (është baba i dy vajzave) dhe t`i mbante në krahë, por “ Nëse vdes duke e bërë një të mirë, unë do të jem natyrisht i lumtur me këtë”.
Angazhimi i tij konkret në Siri është patrullimi përgjatë Eufratit ku gjurmon trafikantët dhe spiunët. Vendqëndrimi i tij është qyteti Membij, ku është takuar edhe me zviceranin Christian, i cili është bërë i njohur me xhirimin duke i prerë kokën një kundërshtari.
Familja e Valdetit, e kontaktuar nga srf thotë se është decidivisht kundër ideologjisë që ka zgjedhur i biri. Por, nëse ai e ndryshon mendjen dhe vjen këtu, gjithmonë e ka një vend në gjirin e familjes”:
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












