Lajme
Kanadaja sanksionon edhe një miliarder rus – ai është pronar i dy gazetave britanike
Kanadaja ka sanksionuar Alexander Lebedev, një ish-agjent i KGB-së, pronar i gazetave britanike “Evening Standard” dhe “The Independent”, dhe financues i “Nova Gazeta”, gazetës kryesore opozitare ruse.
Lebedev është një nga 13 personat e fundit që është përfshirë në listën e të sanksionuarve të shtetit kanadez, duke përfshirë oligarkët të lidhur me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Paketa e sanksioneve, e cila mbulon mallra me vlerë 75.7 milionë dollarë, përfshin ndalimin e disa mallrave luksoze nga Rusia, duke përfshirë caviar, diamante dhe vodka.
Kanadaja gjithashtu ndalon produktet që mund të përdoren në prodhimin e armëve në Rusi, raporton theglobalmail.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe Gleb Frank, pronar i një prej kompanive më të mëdha të peshkimit në Rusi, gjithashtu djali i Sergei Frank, ish-ministri i Transportit dhe ish-CEO i Sovcomflot, kompania më e madhe ruse e transportit.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












