Bota
Kancelari austriak mundohet ta shmangë rënien e qeverisë kalimtare
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, foli sot me përfaqësuesit e partive parlamentare në përpjekje për të parandaluar kalimin e mosbesimit të qeverisë kalimtare, e cila ka qenë në pushtet që nga dje dhe theksoi se do të kujdeset për ruajtjen e stabilitetit të vendit deri në zgjedhjet e parakohshme.
Në një takim në selinë e kancelarit, të gjitha partitë, me përjashtim të Neos, dërguan një “nivel më të ulët”, pasi aty nuk erdhën liderët, por drejtues të grupeve parlamentare për të shprehur qëndrimin ndaj qeverisë së tanishme.
“Qeveria e tranzicionit filloi të punojë dje, dhe qëllimi dhe detyra e saj është të sigurojë stabilitet dhe të përgatisë zgjedhje të parakohshme. Në këtë rrugë, është e rëndësishme që të koordinohet me presidentin e vendit, por gjithashtu edhe të ketë dialog me partitë parlamentare”, tha Kurz pas bisedimeve, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Kurz theksoi se qeveria kalimtare nuk do të ndërmarrë emërime të reja, as do të propozojë ligje, por vetëm do të miratojë akte ligjore për të ruajtur status quo-në në rast nevoje.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se ekspertët e paraqitur nga qeveria në pozitat e Partisë së Lirë të Austrisë (FPO), ministrat e të cilëve u larguan nga qeveria, nuk u kundërshtua nga askush.
Ai kujtoi se këta ishin ekspertë, të cilët ose kishin mbajtur pozicionet drejtuese ose kishin ato në departamentet që po udhëheqin dhe se ata u përkasin opsioneve të ndryshme politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














