Lajme
Kancelari austriak zhvillon vizitën e parë zyrtare në Zvicër
Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Zvicër që nga marrja e detyrës. Në Bernë, ai u prit nga presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter dhe ministri i jashtëm Ignazio Cassis, me të cilët zhvilloi bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Financave zvicerane, temat kryesore të takimit përfshinë transportin, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin rajonal. Një nga shembujt e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve është projekti i madh për rregullimin e Rajnit Alpin (Rhesi), i cili ka hyrë në fuqi më 1 korrik dhe synon mbrojtjen nga përmbytjet.
Siguria evropiane ishte një tjetër çështje kyçe në axhendë. Delegacionet diskutuan mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, luftën në Ukrainë dhe planet për rindërtimin e vendit. Një pjesë e bisedimeve iu kushtua gjithashtu objektivave të Zvicrës gjatë kryesimit të saj në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin e ardhshëm.
Në fokus ishte edhe politika tregtare, përfshirë ndikimin e politikës doganore të Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e një tregtie të hapur dhe të rregulluar për prosperitetin global. Ministria e Jashtme zvicerane ka theksuar se Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Zvicrës, duke qenë vitin e kaluar partneri i dhjetë tregtar me një vëllim prej 17.2 miliardë frangash (21.5 miliardë dollarë). Zvicra, nga ana e saj, është një nga investitorët kryesorë në Austri, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










