Lajme
Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton në Kinë
Është hera e dymbëdhjetë që kancelarja Angela Merkel po udhëton për në Republikën Popullore të Kinës. Një sërë temash të vështira e rëndojnë avionin qeveritar.
Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin. Dhe një kryetare e qeverisë gjermane ishte në gjendje të bisedonte para kamerave me një klerik kinez për kohën e tij në burg në Kinë. Këto kohë kanë marrë fund, shkruan Deutsche Welle.
Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton sot në Republikën Popullore të Kinës, në avionin qeveritar është edhe një delegacion gjerman i biznesit. Në programin dyditor, krahas takimeve me drejtuesit politikë kinezë është edhe një takim me studentët. Por marrëdhënia me Kinën është më komplekse se kurrë dhe lista e temave të parehatshme e gjatë.
Të drejtat e njeriut: Xinjiang dhe Hong Kong
Pak para udhëtimit të planifikuar të Merkelit, Joshua Wong, një drejtues i lëvizjes protestuese në Hong Kong, i kërkoi në një letër të hapur ndihmë kancelares. Gjatë vizitës së saj të fundit, Merkeli arriti që Liu Xia, e veja e disidentit të ndjerë dhe e Nobelistit të Paqes Liu Xiaobo të lejohet të largohet nga Kina. Por bisedimet për shkeljet në rritje të të drejtave të njeriut në Kinë po bëhen më të vështira dhe të rralla. Për një periudhë kohe dialogu për të drejtat e njeriut të dy vendeve u pezullua. Kritika e Ministrit të Jashtëm gjerman për marrëdhëniet e Kinës me ujgurët shkaktoi një skandal. Besohet se një milionë ujgurë muslimanë mbahen kundër vullnetit të tyre me detyrim në provincën perëndimore Xinjiang.
Kërcënimi i rënies ekonomike
Kina është furnizuesja më e rëndësishme i Gjermanisë dhe pas SHBA dhe Francës blerësja më e rëndësishme e eksporteve gjermane. Në vitin 2018, të dyja vendet shkëmbyen mallra me vlerë 199.3 miliardë euro. Por Kina nuk është vetëm partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, por edhe një konkurrente tregtare. Në fillim të vitit, Konfederata e Industrisë Gjermane paralajmëroi në një dokument politikash bazë për një “konkurencë sistemesh” me modelin ekonomik “të mbizotëruar nga shteti” i Kinës. Sipas ekonomistëve, Gjermania ndodhet në fillim të një recesioni. Frika për një rënie ekonomike mund të nxisë përpjekjet e Gjermanisë për marrëdhënie më të mira tregtare me Kinën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










