Lajme
Kancelarja Merkel do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor
Të martën që vjen, zhvillon punimet në format virtual samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën, më 10.11. 2020, në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të premten, më 6.11.2020, në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, shkruan deutsche welle në gjuhën shqipe.
Seibert tha se tema e samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe ai ekonomik.
Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Është konferenca e shtatë e Ballkanit Perëndimor, e cila këtë radhë zhvillohet në formal virtual për shkak të pandemisë.
Konferenca e këtij viti zhvillohet nën hijen e mosmarrëveshjeve aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton albinfo.ch. Dy vendet janë edhe organizatoret e këtij samiti. Bullgaria po pengon aktualisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE për shkak të disa mosmarrëveshjeve në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.
Në fillim të javës në Berlin u bënë përpjekje për të ndërmjetësuar midis palëve, por ato përfunduan pa sukses. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha të premten në Berlin se po punohet që të arrihet një zgjidhje, si në Berlin, ashtu edhe në Bruksel.
E-Diaspora
-
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave Njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës -
Vjenë
Ambasada e Kosovës në Austri: Viktima e tretë nga aksidenti në Vjenë është shtetas i Kosovës -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













