Kosova
Kandidatët e Listës Serbe nuk certifikohen për zgjedhjet në veri
Katër kandidatët e subjektit politik Lista Serbe, që pritet të garojnë për kryetarë të komunave veriore të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit, nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi, kanë abstenuar procesin, duke pamundësuar certifikimin e kandidatëve të partisë serbe.
Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në dorëheqjet e tyre, kryetarët e këtyre komunave i ishin referuar Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.
Pikërisht, përdorimi i këtij termi ka shtyrë anëtarët e Vetëvendosjes që të kërkojnë nga Lista Serbe të zëvendësojnë tre (ish-kryetarët e komunave që kanë dhënë dorëheqje) nga katër kandidatët për kryetar komunash, në të kundërtën, siç tha anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, këtë çështje do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Unë kam pritur që për këto 24 orë Lista Serbe do të zëvendësojë tre nga katër kandidatët të cilët kishin dhënë dorëheqje para pesë muajsh, e që deklaratat e tyre të dorëheqjes, aktet e dorëheqjes në përmbajtje e konsideronin Kosovën pjesë të Serbisë dhe i referoheshin Kosovës si ‘Kosovë dhe Metohi’. Unë po ashtu kam pritur nga Lista Serbe që të distancohet publikisht nga përmbajtja e këtyre deklaratave. Nëse e ka të pamundur që t’i zëvendësojë (v.j. kandidatët), të paktën le të japë dëshmi që distancohet nga përmbajtja e dorëheqjeve”, tha Rrustemi.
Abstenimi i tyre ka ndikuar që kjo çështje tash të kalojë edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në një afat prej 24 orësh subjekti politik, Lista Serbe mund të bëjë ankesë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj. Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po ashtu do të garojnë me kandidatët e tyre.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi














