Shkurt.ch
Kandidatët për policë kanë problem me gjermanishten
Në Zvicër janë 1500 vende pune të lira për policët e rinj. Vendet nuk plotësohen sepse konkurruesit kanë mangësi në njohjen e gjuhës
“Askush nuk dëshiron të bëhet polic“. Kështu e përkufizon me pak fjalë problemin që ka sot policia zvicerane për sigurimin e brezit të ri të policëve, kryetari i shoqatës së policëve të Gjenevës, Christian Antonietti për gazetën “Le temps”, që citohet nga “NZZ am Sonntag”.
Por, problemi, duket më kompleks. Sipas vlerësimit të Konferencës së komandantëve të policive kantonale, aktualisht në Zvicër janë 1500 vende pune të lira për policët e rinj. Pretendues për të zënë këto vende ka mjaft, por shumica e tyre dështojnë për shkak të mangësive në njohjen e gjuhës gjermane ose në arsimimin e përgjithshëm.
Sipas shefit të sektorit për personel, në Policinë e kantonit të Bernës Hans Rütti, shumë nga konkurruesit tregojnë mungesë njohurish edhe në përshkrimet e shkurta të gjendjes së fakteve.
Në testet e tyre për pranim, ata bëjnë shumë gabime gjuhësore.
“Është duke u rritur edhe numri i atyre që kanë probleme për plotësimin e testit të njohurive të përgjithshme, i cili përmban pyetje të nivelit të shkollës sekondare”.
Përgjegjësit policorë nga Gjeneva kanë përvoja të ngjashme. 8 deri 9 kandidatë, nga 10 sish, nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara. Kandidatët duhet të zotërojnë një nivel korrekt të gjuhës së folur. Por ata duhet të jenë të mirë edhe në shprehjen me shkrim, për shkakun se shkrimi i protokoleve zë vend me rëndësi në punën e përditshme të policëve. “Puna me shkrim përbën 50 për qind të punës që kryejnë policët”, ka thënë Marco Bisa nga Policia e Cyrihut. Për të zbutur problemin e sigurimit të numrit të mjaftueshëm të policëve të rinj të kualifikuar, policia zvicerane po ndërmerr fushata të ndryshme si shpalljet në internet, (edhe në facebook), spote publicitare në kinema etj.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave








