Integrimi
Kanë dëshmuar katër gratë dhe kosovari i fajësuar për skllavërimin e tyre
Kur e kishin "blerë" nga prindërit e saj, atë e kishin "siguruar" se mund të merrte lejen e qëndrimit dhe të punonte në Zvicër. Por realiteti kishte rezultuar ndryshe...
Babai kosovar (65 vjeç) dhe katër djemtë e tij po përgjigjen në gjykatë që nga e hëna për trafikim njerëzor, martesë të detyruar, sulm, detyrim, përdhunim dhe akte seksuale me fëmijë.
Ata akuzohen se kanë mbajtur dhe abuzuar katër gra si skllave në regjionin e Jurës së Bernës për 16 vjet, transmeton albinfo.ch. Aktakuza tregon se babai i familjes i ka sjellë nga Kosova e Shqipëria gratë (atëbotë, vajzat) e moshës 14 deri në 17 vjeç për t’i martuar me djemtë e tij.
“Kur më keqtrajtonin në vazhdimësi, unë doja të ikja”, tha një nga të prekurat, gjatë marrjes në pyetje në procesin gjyqësor, të hënën. Për pasojë, asaj i ishte marrë çelësi i shtëpisë dhe i ishte hequr mundësia e kontaktit me fëmijën e saj.
Në vitin 2019, pas 16 vitesh, ajo arriti të arratisej me ndihmën e një agjencie për mbrojtjen e viktimave.
Paditësja tjetër (njëra nga viktimat) ka qarë në gjykatë: “Nganjëherë mendoja se do të ishte më mirë të vdisja sesa të duroja këtë agoni”, raporton 20minuten.ch. Sipas aktakuzës, gruaja është blerë nga prindërit e saj kur ishte 14 vjeç për 300 euro.
“Në Zvicër jam përdhunuar dhe rrahur nga burri im. Nuk kisha kurrfarë të drejtash. Nuk më lejonin të shkoja vetë as në tualet. Ndihesha si skllave”, është shprehur ajo.
Procesi është planifikuar të zgjasë pesë ditë. Tri nga viktimat kanë dëshmuar ditën e parë të seancës, përcjell albinfo.ch. Gratë ishin në sallën e gjyqit ndërsa të akuzuarit janë lidhur me “zoom” nga një dhomë e veçantë.
Të martën (sot) procesi ka vazhduar me marrjen në pyetje të viktimës së katërt dhe të akuzuarve.
Gruaja, gjatë dëshmisë së saj ka treguar se është keqtrajtuar shumë herë nga i shoqi dhe nga vjehrri. Fillimisht, i është bërë e qartë se ajo duhet të jetë e virgjër, për të jetuar si grua e bashkëshortit.
Kur e kishin “blerë” nga prindërit e saj të varfër në Shqipëri, atë e kishin “siguruar” se mund të merrte lejen e qëndrimit dhe të punonte në Zvicër.
Megjithatë, kur ajo mbërriti në Zvicër në vitin 2003, gjithçka ishte ndryshe: “Vjehrri më dha një pasaportë false”, thotë ajo. Pastaj i tha asaj se nuk lejohej të dilte jashtë sepse nuk kishte letra, transmeton albinfo.ch. “Unë mendoj se ai kishte frikë se autoritetet do të zbulonin se çfarë po bënte”.
Kur ajo ishte përpjekur të arratisej, burri i saj e kishte kapur. Më pas vjehrri e ka kërcënuar me armë. “Më ka kërcënuar se do të më vriste nëse do të vazhdoja kështu”, thotë ajo.
Ndërsa kryefamiljari i marrë në pyetje gjithë kohën ka deklaruar se nuk u ka bërë asnjë të keqe grave të djemve të tij. Për më tepër, ai përmend rastet kur u ka ndihmuar me të holla atyre dhe prindërve të tyre në Shqipëri, kur kanë pasur nevojë.
I pyetur nga gjyqtari nëse ka kontrolluar telefonin mobil të nuses së djalit ai ka pranuar se e ka bërë: “Kjo ishte e drejtë dhe normale. Nuk është në rregull që gratë të komunikojnë me burra të tjerë”, përcjell albinfo.ch. Me dyshimin se një nga nuset e tij e ka bërë këtë, ai ka folur edhe me nënën e saj. Ai ka folur edhe me nënën e nuses së tij edhe për jetën seksuale të djalit të tij.
“Ajo duhej të flinte me djalin tim, përndryshe mund të shkojë në shtëpi”, thotë i akuzuari kryesor.
Marrja në pyetje po vazhdon dhe do të zgjasë gjithë javën.
Vendimet pritet të jepen më 24 nëntor. Prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër














