Lajme
Kanë kontrabanduar imigrantë, dënohen me 10 vjet burg
Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi shtetasin turk Okay Altuntas me shtatë vjet burgim dhe Bujar Fazliun me tre vjet burg
Trupi gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendas në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykimin për rastin e kontrabandës me imigrantë me të cilin dy nga tre të pandehurit u dënuan me dhjetë vjet burgim.
Gjykata e shpalli fajtor shtetasin turk Okay Altuntas për njërën pikë të aktakuzës – kontrabandë me imigrantë dhe e dënoi atë me shtatë vjet burgim.
Altuntas u lirua nga akuzat për krim të organizuar, pastrim të parave si dhe nga një pikë shtesë për kontrabandë me imigrantë, shkruan koha.net.
Ndërkaq Bujar Fazliu u shpall fajtor për njërën pikë të aktakuzës për kontrabandë me imigrantë dhe u dënua me tre vjet burgim. Fazliu u lirua nga akuzat për krim të organizuar, pastrim të parave dhe nga akuza e dytë për kontrabandë me imigrantë. I pandehuri i tretë në këtë rast, Florent Ademaj, u lirua nga të gjitha akuzat.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Pas shpalljes së aktgjykimit Alister Cumming, prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili e ka ndjekur penalisht këtë rast, tha: “Megjithëse ne jemi të zhgënjyer me disa aspekte të caktuara të vendimit të trupit gjykues, ne e mirëpresim dënimin e dy nga të pandehurit lidhur me akuzat për kontrabandë me emigrantë.
Mirëpo, ky rast ende nuk ka përfunduar. Njëri i pandehur pritet të gjykohet në tetor, kurse një numër tjetër i të pandehurve aktualisht ndodhen në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it kanë punuar bashkë dhe shumë në këtë rast në bashkëpunim me organizata tjera policore nëpër Evropë”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












