Tematike
Kantonet e Zvicrës gjermane, me planprogram unik shkollor
"Plani 21", pas konsultimeve do të ripërpunohet edhe njëherë dhe parashikohet që në vjeshtën e vitit 2014 të futet në përdorim
Shkollat publike të të gjitha kantoneve gjermanishtfolëse të Zvicrës, që janë 21, në të ardhmen do të punojnë me një plan-program (kurikulë) të përbashkët mësimi. Konferenca e drejtorëve të arsimit në nivel të Zvicrës gjermane (D-EDK) ka prezantuar të premten “plan-programin 21”, i cili është ofruar për konsultim që pritet të zgjasë deri në fund të vitit.
Sipas D-EDK, plani 21, pas konsultimeve do të ripërpunohet edhe njëherë dhe parashikohet që në vjeshtën e vitit 2014 të futet në përdorim. Lidhur me modalitetet e zbatimit do të vendosë pastaj secili kanton, sipas kompetencave të veta.
Kurikula 21 ka dalë si rezultat i votimit popullor nga viti 2006, kur votuesit ishin shprehur në të mirë të harmonizimit të punës së shkollave në gjuhen gjermane. Kjo përbën në radhë të parë një projekt harmonizimi dhe jo një reformë shkollore, sqaron D-EDK. Ajo lidhet në kurrikulat ekzistuese dhe bën aktualizimet e nevojshme. Kur është fjala te mësimi në gjuhet e huaja, Kurrikula 21 nuk sjell fare ndryshime.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA













