Shkurt.ch
Kantonet kërkojnë më shumë leje pune për ekspertët nga vendet e treta
Kantonet me ekonomi të fuqishme si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva kërkojnë nga federata që t`u mundësohet të sjellin në Zvicër më tepër specialistë nga vendet jashtë BE-së
Nevoja për kuadro që ka ekonomia zvicerane nuk arrin të plotësohet nga zviceranët dhe shtetasit e BE-së, të cilët praktikisht janë të barazuar me vendësit sa i përket punësimit. Kështu, Zvicra duhet që vazhdimisht të kërkojë ekspertë nga vendet e treta, për çka nevojitet sigurimi i lejeve dhe vizave të punës.
Nisur nga këto vështirësi, kantonet me ekonomi të fuqishme si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva kërkojnë nga federata që t`u mundësohet të sjellin në Zvicër më tepër specialistë nga vendet jashtë BE-së, shkruan “Nzz am Sonntag”.
Më konkretisht, drejtorët për ekonomi të këtyre kantoneve kanë kërkuar nga Këshilli Federal që numri i lejeve të qëndrimit dhe të punës për këto kategori të rritet nga 6500 sa është tash në së paku 8500, transmeton albinfo.ch. Kjo kërkesë mbështetet në interesin ekonomik.
“Mungesa e lejeve përkatëse për ekspertët nga vendet e treta rrezikon aftësinë konkurruese të ekonomisë zvicerane”, ka thënë shefi për ekonomi në ekzekutivin e Bazelit, Christoph Brutschin. Në rast të vazhdimit të kufizimeve të tilla, kompanitë zvicerane mund të braktisin pjesërisht Zvicrën duke bartur projekte dhe reparte të tyre jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Siç dihet, për ndryshim nga qytetarët e BE-së, ata të vendeve të treta duhet t`u nënshtrohen të ashtuquajturve kontingjente kur është fjala për punësim në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












