Jeta në Zvicër
Kantonet kundër reduktimit të kontingjenteve të të huajve
Me këtë reduktim qeveria e vendit ka dashur t`i japë ekonomisë një sinjal se ajo në të ardhmen duhet t`ia dalë edhe me migracion më të vogël
Këshilli Federal ka shkurtuar për 2000 numrin e vendeve të punës në kuadrin e kontingjentit për ekspertë nga vendet jashtë BE-së. Me këtë reduktim qeveria e vendit ka dashur t`i japë ekonomisë një sinjal se ajo në të ardhmen duhet t`ia dalë edhe me migracion më të vogël. Por ky veprimi Bernës zyrtare ka hasur në mospajtim të kantoneve.
Nga brenga për mbarëvajtjen e punës në ekonomi, drejtorët e ekonomisë ne nivel kantonesh kërkojnë kontingjente së paku të nivelit të tashëm edhe ne të ardhmen. Këtë dëshirë ata ia kanë shprehur edhe ministres së drejtësisë, përgjegjëse për këtë fushë, Simoneta Sommaruga. Por problemi është se qeveria tashmë e ka bërë reduktimin e kontingjenteve.
“Me rastin e marrjes së vendimeve, kantonet janë konsultuar por në fund vërejtjet e tyre nuk janë marrë në konsiderim”, kritikon Christoph Niederberger, sekretar i përgjithshëm i konferencës së drejtorëve kantonalë të ekonomisë. Sipas tij, shkurtimi nuk e ndihmon ekonominë por është vetëm hedhje hi syve dhe politikë e gabuar.
Vendimi i Bernës ka acaruar sidomos qeveritë e kantoneve Basel-Stadt dhe Basel-Land. Ato kanë protestuar duke i dërguar një letër Këshillit Federal, sipas të cilës, Berna duhet të sjellë një vendim të ri deri në verë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it















