Shkurt.ch
Kantonet lindore për “shtyrjen” e mësimit të frëngjishtes
Mësimi i dy gjuhëve të huaja në ciklin e ulët është stërngarkesë për shumë nxënës të kësaj moshe
Nxënësit e kantoneve të Zvicrës lindore në të ardhmen mund të mos e mësojnë gjuhën frënge nga klasa e pestë, siç e bëjnë sot, por vetëm duke filluar nga cikli i lartë.
Kështu kanë propozuar drejtoritë kantonale të ciklit të mesëm, të kantoneve Cyrih, Turgau, St. Gallen, Appenzell Innerhoden dhe Glarus.
Praktika e deritashme ka treguar se mësimi i dy gjuhëve të huaja në ciklin e ulët është stërngarkesë për shumë nxënës të kësaj moshe, thuhet në letrën e këtyre drejtorive.
Madje, për fëmijët me prejardhje të huaj kjo nënkupton detyrimin për të mësuar tri gjuhë të huaja përnjëherësh.
Ky rekomandim ndërkaq, bie në kundërshtim me marrëveshjen Harmos, sipas të cilës nga klasa e pestë e fillores duhet mësuar gjuhën e dytë të huaj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











