Lajme
Kantoni i Cyrihut nis fushatën e karantinës: Kosovarët, ndër grupet e adresuara
Imazhet me fjalët si "udhëtarët e Amerikës", "udhëtarët e Serbisë" ose "udhëtarët e Kosovës" duhet të tërheqin vëmendjen për detyrimin e raportimit dhe të karantinimit
Në Kantonin e Cyrihut deri më sot janë regjistruar 1166 njerëz duke përdorur formularin përkatës në internet dhe kështu, janë vendosur në karantinë, shkruan srf.ch. Por kantoni është duke kërkuar më shumë raste të tilla dhe synon t`i adresojë më mirë grupet e synuara, transmeton albinfo.ch. Për të përmbushur këtë synim, Drejtoria e Shëndetit në Cyrih ka filluar një fushatë të orientuar konkretisht për karantinën.
Imazhet e vendosura në pllakate me fjalët si “udhëtarët e Amerikës”, “udhëtarët e Serbisë” ose “udhëtarët e Kosovës” do të duhej të tërheqin vëmendjen për detyrimin e raportimit dhe për detyrimin e vendosjes në karantinë, thonë në Drejtorinë e Shëndetësisë.
Pikat mbi shkronjat I në fjalët e shkruara në pllakatet e përmendura simbolizojnë virusin e koronës dhe grafikisht kanë pamjen e tij, përcjell albinfo.ch.Fushata përdor postera dhe ekrane të animuara për të treguar se sa shpejt mund të përhapet virusi.
Grupi i synuar nga kjo fushatë do të adresohet përmes kanaleve të ndryshme, si: faqet e posterëve dixhitalë dhe analogë, dhe kanale të ndryshme në internet. Fokusi i fushatës është në rajonet urbane, transmeton albinfo.ch. Ka edhe spote në transmetimet në radio, për njerëzit që kthehen me makina nga vendet që janë në fokus (në këtë rast, nga Kosova, Serbia etj.).
Drejtoria e Shëndetësisë kontrollon në mënyrë të rastësishme (sipas mostrës) mbajtjen e karantinës dhjetë ditore. Në rast të shkeljes, dënimi shkon deri në 10.000 franga.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025













