Kantoni i Cyrihut zgjedh parlamentin dhe qeverinë
Në Cyrih sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet për qeverinë kantonale dhe për Parlamentin Kantonal
Në Qeverinë aktuale te Kantonit, partia socialdemokrate (SP} ajo popullore (SVP) dhe liberale (FDP) kanë nga dy vende ndërsa CVP ka një vend.
Nga të gjithë qeveritarët aktualë, vetëm njëri nga SP, Markus Notter nuk ka rikandiduar. Vendin e tij tash e pretendon bashkëpartiaku i tij, Mario Fehr.
Për shkak të madhësisë dhe peshës që ka kantoni i Cyrihut, zgjedhjet që po mbahen sot në këtë kanton konsiderohen si një testim për zgjedhjet federale që mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Karakteristikë e zgjedhjeve të sotme pritet të jetë ndikimi në rezultate i efektit “Fukushima”, dmth shtimi i numrit të votave për partitë me program antiibërthamor. Për këtë arsye, të gjitha sondazhet parashohin rritje për Partinë e Gjelbër dhe atë të Gjelbër Liberale, dhe zvogëlim për partitë e djathta.
Ndërkaq, për postin e deputetit (këshilltarit) kantonal në këto zgjedhje kanë kandiduar 1720 veta, prej të cilëve 34% janë femra.Të gjithë këta garojnë për të zënë njërin nga 180 vendet në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











