Shkurt.ch
Kantoni ua lejon “pushimin e lindjes” edhe burrave
Por, defekti i këtij pushimi është se, për t`u siguruar ai, është dashur t`u hiqen dy javë pushim të lehonisë grave që lindin
Në kantonin Appenzell Innerhoden, Parlamenti ka votuar në favor të pushimit prindëror me pagesë për meshkujt kur bëhen baballarë. Bëhet fjalë këtu vetëm për të punësuarit në organet e kantonit dhe për pushim prej pesë ditësh, shkruan srf.ch.
Por, defekti i këtij pushimi është se, për t`u siguruar ai, është dashur t`u hiqen dy javë pushim të lehonisë grave që lindin, përcjell albinfo.ch. Kështu, tash e tutje, në vend se të pushojnë 16 javë sa ishte planifikuar të bëhej (nga 14 javë sa ka qenë), nënat do të vazhdojnë të kenë 14 javë pushim të lindjes.
Ky vendim është marrë në kuadrin e një rishikimi të rregullores mbi personelin dhe të punësuarit kantonalë, nga viti 1998. Përshtatjet më të rëndësishme në këtë rishikim bëhen në lidhje me kohën e punës, rregullimin e pushimeve dhe pushimin e etërve me rastin e lindjes së fëmijëve.
Në administratën e Kantonit Appenzell Innerhoden punojnë gjithsej 206 veta.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










