Shkurt.ch
Kantoni Vaud ndalon me ligj kërkimin e lëmoshës
Lypësit do të dënohen me gjobë në mes 50 dhe 100 franga në rast se kapen duke kërkuar lëmoshë. Ndërsa ata që ushtrojnë kërkimin e lëmoshës në mënyrë të organizuar ose nxisin fëmijët të kërkojnë lëmoshë do të dënohen prej 500 deri në 2000 franga.
Lypësit tash e tutje nuk do të kenë çfarë të kërkojnë në Kantonin Vaud. Parlamenti i këtij kantoni frankofon, e ka miratuar të martën, me një rezultat të ngushtë in iniciativën e UDC/SVP për ndalimin e kërkimit të lëmoshës në gjithë territorin kantonal, njofton srf.ch
Partia në fjalë, e përkrahur edhe nga një shumicë e liberalëve (FDP/PLR) e ka siguruar shumicën e nevojshme (60 : 56 krahas 5 abstenimeve) të parlamentit, për të votuar këtë iniciativë të dorëzuar në parlament që në vitin 2013.
Kështu, lypësit e rrugëve në të ardhmen do të dënohen me gjobë në mes 50 dhe 100 franga në rast se kapen duke kërkuar lëmoshë.
Ndërsa dënimi është më i lartë për ata që i nxisin të miturit për të kërkuar lëmoshë, transmeton albinfo.ch. Këta ose personat që ushtrojnë kërkimin e lëmoshës në mënyrë të organizuar do të dënohen me gjoba prej 500 deri në 2000 franga.
Duke qenë se iniciativa është përpiluar si tekst ligjor, ajo shndërrohet në ligj pa pasur nevojë fare që të votohet nga populli.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit












