Shkurt.ch
“Kanuni” e fut 18 vjet në burg kosovarin në Zvicër
Vrasja për gjakmarrje kishte ndodhur në vitin 1997 në Gipf-Oberfrick (AG)
Për një vepër të tillë Gjykata Federale zvicerane ka rikonfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Argau për ta dënuar kosovarin me 18 vjet burg.
Atëherë kosovari 19-vjeçar në qershor të vitit 1997 kishte udhëtuar në Zvicër për të marrë hakun e xhaxhait të tij të vrarë më herët, sipas rregullave të praktikuara me “Kanun” , transmeton lajmin e SDA-së, Tages Woche.
Së bashku me një kushëri të tij kishin gjetur gjurmët e familjes me të cilin ishin në hasmëri në Gipf të Oberfrick (AG), ku edhe kishin kryer krimin duke shtënë 17 herë mbi viktimën, vetëm për t’u hakmarrë në emër të “Kanunit”, shkruan TagesWoche.Në 2010, Gjykata e Qarkut në Laufenburg e kishte dënuar autorin e kësaj vrasje me 18 vjet burg për ta konfirmuar të njëjtën në gusht të vitit të kaluar një instancë më e lartë e gjyqësisë në Argau.
Vendimin definitiv e ka dhënë të enjten Gjykata Federale zvicerane duke refuzuar ankesën e autorit të vrasjes.
Ai kishte argumentuar se deklaratat inkriminuese të bëra nga babai i tij, xhaxhai dhe të një kushëriri nuk ishin të përdorshme si dëshmi.
Të tre të afërmit e autorit të vrasjes ishin arrestuar.
Ata nuk ishin të informuar se mund të kenë mbështetjen e konsullatës së tyre, shkruan TagesWoche.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












