Maqedonia
Kaos me dokumente udhëtimi, qytetarët ankohen në gjykata
Për shkak të situatës kaotike me dhënien e dokumenteve personale, avokati nga Struga, Gligorie Qatoski, ka dorëzuar nismë në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, shkruan Alsat.
Ai kërkon përgjegjësi nga MPB-ja, sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve iu lëshuan letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e dinin se duhet t’i lëshonin me emrin e ri.
“Me këto veprime të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe krahas deklaratës së fundit që u referohej edhe lejeve të shoferit dhe qarkullimit, për të cilat nuk jemi njoftuar me kohë, vetë shteti, pra ministria, na ka çuar në situatë ku liria jonë e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit është dukshëm e kufizuar, me çka konsideroj se kërcënohet ndjeshëm e drejta e garantuar me Kushtetutë për lëvizje të lirë. Dhe me këtë, shteti na vuri në pozitë diskriminuese në raport me qytetarët që nxorën dokumente nga gjysma e dytë e vitit 2021, kur MPB nisi për herë të parë t’i nxjerrë këto dokumente me emrin e ri”, tha Gligorie Qatoski, avokat.
Kjo paraqet mundësi, thotë avokati, që të gjithë qytetarët që ndihen të kërcënuar në të drejtën e tyre për lëvizje të lirë të marrin kompensim përkatës për shkeljet që i kanë pësuar.
“Kjo do të jetë bazë për paraqitjen e një procedure të përshtatshme për kompensimin e dëmit para gjykatave në vend”, u shpreh Gligorie Qatoski, avokat.
Qytetarët besojnë se kjo që po ndodh është në dëm të tyre.
“Nxora gjithçka që duhet sipas ligjit. Kur isha atje, nuk kishte rrëmujë”, tha një qytetar.
Avokati Qatoski thotë se kjo është një nga kërkesat e rralla që janë parashtruar kundër veprimeve të një organi të caktuar që lejohet me Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













