Lajme
Kaos në linjat hekurudhore: Deutsche Bahn modernizon trenat, por pasagjerët paralajmërojnë për mbingarkesë
Deutsche Bahn ka nisur modernizimin e flotës së trenave për udhëtime në distanca të gjata, duke zëvendësuar gradualisht trenat e vjetër me modele të reja si ICE 4 dhe ICE 3 Neo. Qëllimi i projektit është rritja e besueshmërisë dhe përmirësimi i shërbimit, me një flotë më të re që, deri në vitin 2030, pritet të ketë një moshë mesatare prej 12 vitesh.
Megjithatë, Shoqata e Pasagjerëve Pro Bahn ka ngritur shqetësime për ngarkesa të mëdha në disa linja, pasi trenat e vjetër po tërhiqen nga qarkullimi më shpejt sesa po zëvendësohen. Linja të rëndësishme si Hamburg-Vjenë dhe Leipzig-Dresden mund të përballen me më pak trena dhe ulje të kapacitetit, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, dorëzimi i trenave të rinj ICE L nga prodhuesi spanjoll Talgo ka pësuar vonesa, duke ndikuar negativisht në planifikimin afatshkurtër të DB-së. Ndërkohë, më shumë se një e treta e trenave në distanca të gjata vijojnë të jenë me vonesa, pavarësisht trenave të rinj dhe mirëmbajtjes së përmirësuar.
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e vendeve do të ndihet sidomos në oraret e pikut, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për pasagjerët.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











