Lajme
Kaos në spitalet franceze, parashikohen mbi 100 transferime pacientësh
Një vit pas vdekjeve të para nga COVID-19 në Europë, epidemia po vazhdon sërish, me Italinë që ka rimbyllur pjesën më të madhe të territorit të saj, ndërsa, në Francë, kryeministri Jean Castex përmendi një situatë spitalore jashtëzakonisht të tensionuar në Ile-de-France, sipas raportimeve nga e përditshmja franceze “Les Echos”, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Presioni mbi sistemin shëndetësor vazhdon të rritet, me 24 989 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 të dielën ose 318 më shumë se të shtunën, si edhe 4 127 pacientë të trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv, 57 më shumë se një ditë më parë.
“Qeveria ka në plan të kryejë qindra evakuime mjekësore nga Ile-de-France javën e ardhshme. Situata është e tensionuar në spitalet e Ile-de-France dhe këto transferime të pacientëve janë thelbësore”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, që fillimisht iu referua atyre me “disa dhjetra”.
Tre pacientët e parë Covid-19 në kujdes intensiv u transferuan me helikopter të Shtunën në spitalet në perëndim të vendit.
“Unë mendoj se nuk do të mund t’i shmangim masat kufizuese në ditët në vijim”, tha presidentja e rajonit Ile-de-France, Valérie Pécresse, në “Journal du Dimanche”.
“Nëse situata shëndetësore e kërkon, nëse masat shtrënguese shtesë janë të nevojshme për të shmangur ngopjen e kapaciteteve spitalore dhe për të shpëtuar jetë, unë nuk do t’i kundërshtoj ato, nëse këto masa janë të justifikuara dhe proporcionale”, theksoi ajo
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










