Lajme
Kapen 5 tonë kokainë që do të vinin në Europë
Gjatë operacionit të parë u sekuestruan 2782 kilogramë drogë në portin e Barranquilla, në një ngarkesë me vaj kokosi
Policia kolumbiane iu ka dhënë një goditje të fortë organizatave të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 5 tonë kokainë në tre operacione të ndryshme në portet e Karaibeve, përcjell albinfo.ch.
Gjatë operacionit të parë u sekuestruan 2782 kilogramë drogë në portin e Barranquilla, në një ngarkesë me vaj kokosi. Hidrokloruri i kokainës kishte si destinacion qytetin e Valencias në Spanjë.
Pothuajse në të njëjtën kohë, por në portin e Santa Martës, oficerët e policisë 1811 kilogramë hidroklorur kokaine brenda një ngarkese frutash me destinacion Belgjikën.
Për t’i zbuluar ata përdorën një skaner portativ që përcakton densitetin e sipërfaqeve.
Sasia e tretë e kokainës prej 410 kg u gjet në portin e Kartagjenës.
Sipas autoriteteve që nga nisja e vitit e deri në muajin shtator janë sekuestruar në total rreth 104 tonë hidroklorur kokaine.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Zjarri përfshin zhveshtoren e FC Basel, shtyhet ndeshja me Thun Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në stadiumin e Baselit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të... -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten












