Shkurt.ch
Kapen në një autobus 11 kosovarë me qëndrim ilegal në Zvicër
Me rastin e kontrollimit të një autobusi, policia ka konstatuar se nga 15 udhëtarët sa ishin aty gjithsej, 11 ishin ilegalisht në Zvicër
Natën në mes të të shtunës dhe të dielës Policia e Kantonit të Schwyz-it së bashku me policinë e Zug-ut, me rastin e një kontrollimi të përgjithshëm: kriminalistik, të sigurisë dhe të trafikut, ka arrestuar 11 kosovarë për qëndrim ilegal në Zvicër.
Aksioni ka zgjatur nga ora 21.30 deri në orën 02.00, në lidhjet me autostradë në Küsnacht am Rigi, shkruan polizeinews.ch. Policitë e përmendura, me këtë rast janë mbështetur edhe nga rojat kufitare dhe nga organizata e Zug-ut për mbrojtje civile, transmeton albinfo.ch. Ata kanë kontrolluar gjithsej 70 automjete dhe 185 persona, transmeton albinfo.ch. Me rastin e kontrollimit të një autobusi, policia ka konstatuar se nga 15 udhëtarët sa ishin aty gjithsej, 11 ishin ilegalisht në Zvicër.
Ata janë arrestuar përkohësisht për shkelje të ligjit mbi të huajt.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










