Shkurt.ch
Kapet duke vozitur 144 km/h, 27-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet vetura
Një 27-vjeçar nga Kosova ka vozitur jashtë qytetit të dielën pasdite në Hunzenschwil të Argaus me shpejtësi prej 144 km / h.
Kosovarit i është konfiskuar nga policia patentë shoferi dhe makina.
Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar prokurori publik në Lenzburg në Aarau ka iniciuar një hetim penal dhe urdhëroi konfiskimin e veturës së ngasësit të shpejtë nga Kosova, bën të ditur policia e Araus.
Që në fillim të këtij viti ngasësit e shpejtë të veturave mund të preken edhe më shumë në saje të ashpërsimit të dispozitave ligjore të trafikut rrugor. Megjithatë, deri në mes të vitit shifrat zyrtare flasin për 19 padi penale kundër ngasësve të shpejtë të veturave (raser) në kantonin Aargau. Në të njëjtën kohë u konfiskuan rreth dhjetë automjete. Në gjysmën e dytë të vitit janë shtuar më shumë raste.
Sipas udhëzimeve të reja “Via sicura”, ngasës i shpejtë (raser) konsiderohet shoferi, i cili kapet në zonën me shpejtësi të kufizuar 30 km/h duke lëvizur me 70 apo më shumë kilometra në orë. Po ashtu, raser konsiderohet ai që në zonën urbane me shpejtësi të lejuar 50 km / h tejkalon në mbi 100 kilometra në orë dhe në rrugët me shpejtësi prej 80 km kalon 140 km / h e më shumë. Edhe në autostrada nëse tejkalohen kufijtë e shpejtësisë shoferët sanksionohen me dënime të rrepta të komunikacionit.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













