Lajme
Kapet kosovari i armatosur, pak pasi ka plaçkitur bankën
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë, nuk ka pasur të lënduar
Një person i armatosur ka plaçkitur të mërkurën (dje) një bankë në Adliswil të Kantonit të Cyrihut. Ai është kapur shumë shpejt pas ikjes nga vendi i ngjarjes, shkruan polizeinews.ch.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë nuk ka pasur të lënduar.
Të mërkurën, më 6 nëntor, pak para orës 15.30 një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar të pranishmit duke ua drejtuar një revolver dhe duke kërkuar t`ia dorëzonin paratë.
Pasi që personi në fjalë doli nga banka, aty arritën policët, transmeton albinfo.ch. Ata pastaj e ndoqën plaçkitësin që ishte duke ikur këmbë dhe përfundimisht arritën ta arrestojnë.
Pjesëtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adliswil-Langnau dhe Kilchberg.
Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36-vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit, përcjell albinfo.ch. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.
(Foto: Blick.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













