Lajme
Kapet nga ‘Google Maps’ bosi i mafies italiane, pas 20 vitesh në kërkim
Një bos i mafies italiane, i cili ishte shpallur në kërkim prej 20 vitesh është arrestuar në Spanjë pasi imazhi i tij u shfaq në Google Street View.
Gioacchino Gammino, i dënuar për vrasje dhe një nga gangsterët më të kërkuar, u kap në Galapagar, një qytezë afër Madridit, ku ishte martuar dhe kishte nisur një jetë të re me emrin Manuel.
Ai punonte si kuzhinier dhe kishte blerë dhe një dyqan ku shiste fruta-perime.
Policia siciliane kishte zhvilluar disa hetime në kërkim të Gammino, 61 vjeç dhe një urdhër arresti ishte lëshuar që prej vitit 2014.
Gjurmët e tij u zbuluan në Spanjë, por ishte Google Street View që ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes precize të tij.
Aplikacioni i Google kishte kapur imazhin e dy burrave duke biseduar para një dyqani.
Policia zbuloi se dyqani dhe restoranti ishin të mbyllur por një foto e Gammino i veshur si kuzhinier ishte ende në faqen e Facebook të restorantit “La Cocina”.
Arrestimi i tij ishte kryer më 17 dhjetor, por detajet janë zbuluar nga gazeta “La Repubblica” vetëm këtë të mërkurë.
Vetë mafiozi ishte kapur në befasi se si kishin arritur ta gjenin pasi kishte 10 vite që nuk i telefononte as familjes.
Gammino ka qenë pjesë e klanit Agrigento në Sicili, grup mafioz në konflikt me Cosa Nostra.
Ai u arrestua fillimisht në vitin 1984 nga hetimet e gjyqtarit anti-mafie, Giovanni Falcone, i vrarë me shpërthim me bombë në 1992.
I kërkuar për vrasje, Gammino u arrestuar për herë të dytë në Barcelonë në 1998.
I dënuar me burgim të përjetshëm në burgun Rebibbia në Romë, Gammino arriti të arratisej në 2002 gjatë xhirimit të një filmi në burg./Euronews
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet
















