Shkurt.ch
Kapet shqiptari me 4.5 kilogramë kokainë të fshehura në makinë
Ticino: Policët që kontrolluan automjetin, në veturë gjetën të fshehur rreth 4.5 kilogramë kokainë dhe disa mijëra euro para të gatshme
Siç njofton Prokuroria Publike, Policia Kantonale dhe Shërbimi Federal i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (EZW), më 13 korrik 2024 është arrestuar një shtetas shqiptar, 39-vjeçar, me banim në Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Ai po mbahet i dyshuar për tregti me drogë.
I përmenduri po udhëtonte përmes Italisë për në Zvicër me një makinë me targa gjermane dhe u ndalua nga punonjësit e UDSC në kryqëzimin e autostradës Chiasso Brogeda, Kantoni Ticino, shkruan polizeiticker.ch. Kur grupi special i kontrolluesve të UDSC-së kontrolloi automjetin, në veturë gjetën të fshehur rreth 4.5 kilogramë kokainë dhe disa mijëra euro para të gatshme.
Akuza me të cilën ngarkohet 39-vjeçari është për një vepër të rëndë kundër Ligjit për Narkotikët.
Hetimet po koordinohen nga prokurori Alvaro Camponovo.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










