Futboll
Kapiteni i Zvicrën nuk mendon pensionimin
Përkundër se është 34-vjeçar, Stephan Lichtsteiner, nuk po mendon të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Zvicrës
Stephan Lichtsteiner është 34-vjeçar, por nuk mendon assesi të pensionohet. Ai ishte titullar në miqësoren me Anglinë, duke dëshmuar kështu se është larg pensionimit.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Stephan Lichtsteiner, është shprehur se nuk mendon pensionimin, përcjell albinfo.ch.
Ai u largua nga Juventusi këtë verë, duke iu bashkuar Arsenalit me parametra zero.
“Po kërkoja një sfidë të re, në një kampionat cilësor, dhe e dija që në fillim që do të luftoja për vendin e titullarit me Bellerin. Nuk e kam menduar asnjëherë tërheqjen, por nëse do ta kuptoj që nuk do të mund ta ruaj nivelin e viteve të fundit, atëherë do të thotë se ka ardhur momenti të them mjaft”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.
“Nëse shohim të dhënat, fizikisht jam si një 28-vjeçar. Sigurisht që për mua është e pazakontë që të qëndroj tri ndeshje radhazi në bankën rezervë, por unë e di që mundësitë do të më vijnë”, deklaroi Stephan Lichtsteiner.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















