Sport
Karateistët kosovarë, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Cyrih
Është hera e parë që Kosova si shtet i pranuar në Federatën Evropiane EKF dhe atë Botërore të Karatesë WKF merr pjesë me reprezentacion të zgjeruar
Federata e Karatesë e Kosovës është pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21 i cili mbahet nga 6 deri më 8 shkurt ne Cyrih, Zvicër.
Pas nje përgatitjeje intensive dhe pas një seminari 3-ditor të mbajtur nga nga Kampioni Evropian i vitit 2005 Femi Mahalla, i cili jeton në Lozanë të Zvicres, karateistët kosovarë ndjehen në formë të mirë dhe shpresojnë në suksese.
Është hera e parë që Kosova si shtet i pranuar në Federatën Evropiane EKF dhe atë Botërore të Karatesë WKF merr pjesë me reprezentacion të zgjeruar në këtë Kampionat Evropian, thotë për albinfo.ch trajneri i Shkollës së Karatesë në Gjilan, Alban Beqiri.
Në vazhdim, lista e garuesve pjesëmarrës në këtë Kampionat Evropian.
KADETËT
1.Albion Sopi -52 kg
2.Dren Hajdari -57 kg
3.Blerant Limani -63 kg
JUNIORËT
1.Flamur Zeka -68 kg
2.Arber Krasniqi -76 kg
3.Tahir Ajvazi +76 kg
U21
1.Gresa Zhitia -50 kg
2.Fortesa Orana -61 kg
3.Adelina Rama -68 kg
4.Orges Arifi -60 kg
5.Blodin Pakashtica -75 kg
6.Naim Maloku -84 kg
Sipas Beqirit, ndër ata prej të cilëve pritet më së shumti në këtë kampionat është edhe Tahir Ajvazi +76 kg. Ai ka qenë 14 herë kampion në vitin 2014 pa asnjë humbje. Mes tjerash edhe Kampion Evropian WSK, federatë pak më e dobët se kjo në të cilën është pranuar Kosova (WKF).
Selektor i reprezentacionit Ylber Syla dhe kryetari i Federatës, Fadil Arifi kanë udhëtuar me ekipin farues.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












