Kosova
Kartoni i Gjelbër dhe “tradhtia” ndaj diasporës
Kosova është ende i vetmi vend në Evropë që nuk është pjesë e sistemit Green Card – një kartë sigurimi ndërkombëtar e njohur në 50 vende
Çdo vit, qindra mijë kosovarë të shpërndarë anë e mbanë Evropës për punë e jetë, të paktën dy herë brenda një viti kalendarik rikthehen në vendlindje. Rikthimin shumica e bëjnë me vetura, dhe në pikat kufitare përballen me një pengesë simbolike: “kartonin e gjelbër” obligativ – një kontrast ironik me emrin e tij, por me kosto reale për xhepin e tyre.
Kosova është ende i vetmi vend në Evropë që nuk është pjesë e sistemit Green Card – një kartë sigurimi ndërkombëtar e njohur në 50 vende. Rezultati? Çdo makinë me targa të huaja hyn në Kosovë duke paguar sigurime në vend. Bëhet fjalë për një shërbim që jo vetëm është i detyruar me ligj, por edhe i kushtueshëm për xhepin e diasporës:
15 € për dy javë (ose qëndrime të shkurtra), 205 € për një vit të tërë – shumë për një sigurim që nuk vlen jashtë territorit të Kosovës.
Për çdo 1000 euro të shpenzuara, 30 shkojnë për sigurim
Sipas German Economic Team, në strukturat e shpenzimeve të diasporës gjatë sezonit turistik, sigurimi i makinës përbën rreth 3 % të totalit të shpenzimeve që realizojnë gjatë qëndrimit në Kosovë. Kjo do të thotë se për çdo 1,000 € të shpenzuara në pushime, rreth 30 € shkojnë për sigurim – një shumë simbolike, por tërësisht e panevojshme në një situatë ideale.
“Nuk do të ketë më karton të gjelbër për mërgatën” – kjo ishte deklarata e madhe e Kryeministrit Albin Kurti gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.
Megjithatë, ky premtim nuk u mbajt. Krejt çfarë ka bërë Qeveria Kurti 2 për mërgatën në raport me sigurimet për automjetet e tyre gjatë mandatit katërvjeçar është ofrimi i mundësisë që kjo pagesë të mbulohet nga buxheti i shtetit për periudha të caktuara, kryesisht gjatë verës.
Gjatë viteve 2020 dhe 2021, Qeveria kishte ndarë 8 milionë euro nga buxheti për të mbuluar sigurimin kufitar për diasporën. Ndërkaq, në vitin 2022, të gjithë qytetarët nga diaspora që kishin paguar sigurimin kufitar janë rimbursuar nga Qeveria, vetëm nëse ata kanë plotësuar një aplikacioni elektronik.
Ndërkohë, rritja e remitencave, vazhdon
Sidoqoftë, diaspora vazhdon të sjellë miliarda në Kosovë. Remitencat po ndryshojnë ekonominë.
Në fakt, pagesa e sigurimit është vetëm një fraksion i realitetit financiar që diaspora sjell në vend. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës raporton se gjatë janar–maj 2025, remitencat arritën në 530 milionë euro, me një rritje prej 3 % krahasuar me një vit më parë – nga 513 milionë euro në periudhën korresponduese të 2024-s. Vetëm në muajin maj, remitencat kapën shumën 126.6 milionë euro, që është 7 % më shumë se maji 2024 dhe 13 % më shumë se prilli 2025.
Në katërmujorin e parë të vitit, remitencat kishin arritur 402.93 milionë euro. Ndërsa për gjithë vitin 2024, diaspora kontribuoi me 1.35 miliardë euro, me një rritje modeste prej 1.1 % krahasuar me vitin e mëparshëm.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














