Lajme
Karvani i letrarëve niset për diasporë
Nga data 2 nëntor deri me 13 nëntor nëpër disa qytete të Evropës do të zhvillohen orë letrare me bashkatdhetarët në diasporë
Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Unionin e Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë, në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, do ta organizojë aktivitetin “Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”. Ky aktivitet letra do të nisë në Bruksel ndërsa do të përfundoj në Milano.
Kështu u tha në një konferencën për media organizuar nga drejtori i Departamentit për Politika të Diasporës, Musafë Xhemaili, kryetari i Unionit të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj, dhe poetit Gani Xhafolli.
“Këto orë letrare kanë për qëllim të dërgojnë mesazhe letrare te mërgimtarët, duke parë mundësinë e krijimit të kontakteve direkte, që të zhvillohet më mirë fjala artistike në diasporë, që mërgimtarët tanë të afrohen sa më shumë me vendlindjen”, tha Mustafë Xhemajli.
Ky projekt, sipas tij, ka qenë i menduar bashkë me poetin Ali Podrimja, dhe tashmë, pas vdekjes se tij, ai tha se mbajnë këtë manifestim edhe në kujtim të tij. “Në kuadër të takimeve letrare me bashkatdhetarët në diasporë, në këtë aktivitet, që do të zhvillohet brenda 10 ditëve, do të jenë të pranishëm krijues nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe krijues që veprojnë dhe jetojnë në diasporë”, tha Xhemaili.
Ndërkaq, Reshat Sahitaj e falënderoi Ministrinë e Diasporës, në veçanti ministrin Ibrahim Makolli, për vullnetin që ka treguar për përkrahjen e këtij aktiviteti.
“Qëllimi i këtyre orëve letrare, që fillojnë nga Brukseli dhe përfundojnë në Milano, është t’i takojmë mërgimtarët dhe të krijojmë kontakte me krijuesit evropianë; që para tyre të shpalosim kulturën tonë, letërsinë tonë, duke besuar që letërsia jonë nuk është e mbyllur, nuk është lokale, por në vete ka vlera që krahasohen me ato të gjithë Evropës”, tha Sahitaj.
Ky aktivitet do të zhvillohet brenda 10 ditëve, ndërsa grupi i përbërë nga disa shkrimtarë do të mbajë orë letrare në disa shtete evropiane.
Në kuadër të takimeve letrare me bashkatdhetarë në diasporë, siç u tha në konferencë, do të jenë të pranishëm krijues nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe krijues që veprojnë dhe jetojnë në diasporë.
Sipas agjendës, takimet do të nisin në Bruksel me 2 nëntor, në Paris më 3 nëntor, Berlin më 6-7 nëntor, Zyrih më 9 nëntor, Gjenevë më 11 nëntor 2012 dhe Milano më 12-13 nëntor 2012.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













