Lajme
Kataneci dëbohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Ish seleksionuesi i Kombëtares maqedonase në futboll, slloveni Sreçko Katanec, ka humbur postin e tij si seleskionues i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai është larguar nga ky post pas humbjes që ekipi i tij pësoi në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014, kundër Kombëtares së Libanit me rezultat 1:3.
Pas largimit nga posti i seleksionuesit të Maqedonisë, në qershor të vitit 2009, slloveni 48-vjeçar e mori timonin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa paraprakisht ishte edhe seleksionues i Sllovenisë. Të përkujtojmë se Kataneci në futbollin maqedonas kishte krijuar dëshpërim në mesin e futbolldashësve shqiptarë në Maqedoni duke i injoruar në masë të madhe futbollistët shqiptarë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












