Lajme
Katastrofa në Blatten ndez debat të ri politik në Zvicër
Pas rrëshqitjes së tokës që tronditi Blattenin në kantonin Valais, Zvicra ndodhet përballë jo vetëm një tragjedie natyrore, por edhe një vale të re diskutimesh politike për mënyrën se si shteti duhet të përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Këshilltari Kombëtar i Valais, Christophe Clivaz (Partia e Gjelbër), paralajmëron një mocion që do të paraqitet në sesionin veror të Parlamentit që nis nesër. Ai kërkon që Barazimi Fiskal Kombëtar (NFA), skema që ndan burimet financiare ndërmjet kantoneve të marrë parasysh rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Kjo do të thotë që rajonet më të ekspozuara ndaj rrëzimeve të shkëmbinjve, zjarreve në pyje apo thatësirave, të përfitojnë më shumë fonde.
“Banorët e maleve janë të parët që përballen me pasojat e ndryshimeve klimatike”, thekson Clivaz për Blick, duke argumentuar se sistemi aktual nuk reflekton më realitetin e rrezikut.
Megjithëse nuk ka ende një konfirmim shkencor për rolin e drejtpërdrejtë të ngrohjes globale në rrëshqitjen në Blatten, Clivaz shprehet: “Ka shumë të ngjarë që klima të ketë luajtur rol, edhe nëse nuk është faktori i vetëm.” Ai shpreson se momenti pas katastrofës mund të krijojë një hapësirë të favorshme për të ndërtuar një shumicë parlamentare në mbështetje të reformës, transmeton albinfo.ch.
Kundër këtij propozimi del organizata liberale Avenir Suisse, e cila, që pas stuhive shkatërrimtare të një viti më parë në Valais dhe Ticino, ka propozuar që Zvicra duhet të mendojë për braktisjen e vendbanimeve shumë të ekspozuara. Sipas saj, ruajtja e infrastrukturës në zona të rrezikuara mund të bëhet ekonomikisht e paarsyeshme nëse ndikimet klimatike intensifikohen.
Ndërkohë, Partia Popullore Zvicerane (SVP) propozon një zgjidhje më të menjëhershme dhe populiste: ngrirjen e gjysmës së fondeve të ndihmës për zhvillim ndërkombëtar për të financuar rindërtimin e Blatten. Presidenti i SVP-së, Marcel Dettling, argumenton se buxheti për ndihmë ndërkombëtare është rritur trefish në tri dekadat e fundit dhe tani ka ardhur koha që ndihma të orientohet kah popullsia vendase në nevojë.
Ky propozim pritet të ndezë debate të forta për prioritetet e politikës së jashtme zvicerane në kohë krizash të brendshme. Edhe nëse nuk arrin të marrë shumicën, SVP ka arritur të vendosë në rend të ditës një temë të ndjeshme për opinionin publik, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











