Lajme
Katër arsye për të pirë çaj kamomili çdo natë
Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë, por hulumtimet tregojnë se kjo bimë shumë e dobishme gjithashtu ndihmon në zbutjen e ndjenjave të ankthit dhe është e mirë për ruajtjen e shëndetit të kockave.
Kur pini një filxhan çaj kamomili pas darkës, mund të ndiheni më të relaksuar dhe gati për të fjetur. Por, nuk është vetëm lëngu i ngrohtë aromatik që qetëson.
Kamomili ka veti që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe humorit, mbështesin shëndetin e kockave dhe lehtësojnë dhimbjet.
Ndihmon me pagjumësinë
Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh në trajtimin e pagjumësisë. Kjo për shkak se kamomili përmban apigeninë, e cila është një flavonoid. Flavonoidet janë kimikate që u japin bimëve ngjyrë dhe bollëk të antioksidantëve dhe ndihmojnë trupin të luftojë toksinat.
Ruan shëndetin e kockave
Çaji i kamomilit është i mirë për shëndetin e kockave, sepse flavonoidet në kamomil ndihmojnë kockat të riparohen dhe të rriten. Gjithashtu, kamomili mund të ndihmojë në rregullimin e aktiviteteve të shëndetshme të ndërtimit të kockave. Ky zbulim mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për gratë që janë të prirura ndaj osteoporozës në menopauzë, reduktim të estrogjenit dhe humbje kockore.
Lehtëson dhimbjet menstruale
Deri në 93 për qind e grave mund të përjetojnë dhimbje menstruale gjatë jetës së tyre dhe çaji i kamomilit mund të jetë një nga zgjidhjet për këtë problem. Pijet e ngrohta dhe qetësuese mund të lehtësojnë dhimbjen. Megjithatë, kamomili është më i mirë sepse, si nenexhiku dhe barishtet e tjera, kamë efekte anti-spazmatike. Struktura kimike e kamomilit përmban aminoacide që lehtësojnë relaksimin e mitrës.
Ndihmon me ankthin
Kamomili është i mirë për ankthin kryesisht për shkak të efekteve të tij në simptomat e gjendjes. Duke përmirësuar gjumin, duke relaksuar muskujt, duke ulur presionin e gjakut dhe duke mundësuar një gjendje relaksi, ju mund të reduktoni simptomat e ankthit si pagjumësia dhe nervozizmi.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San... -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët











