Shqipëria
Katër fëmijë të prekur me koronavirus në Shqipëri, më i vogli tre vjeç
4 fëmijë janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri, por fatmirësisht ata janë të shëndetshëm dhe nuk paraqesin shenja të sëmundjes.
Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli tha se ata janë përkatësisht të moshës 3, 10, 13 dhe 15 vjeç.
“Pritej të gjenim edhe fëmijë të kontaminuar, sepse jetojnë edhe në të njëjat ambiente, por janë fëmijë të shëndetshëm, nuk paraqesin shenja të sëmundjes dhe nuk janë paraqitur në spital. Janë gjetur nga hulumtimi epidemiologjik në familjet e të prekurve. Mosha më e vogël është 3 vjeç dhe është kontaminuar nga nëna e tij, të tjerët janë 10, 13 dhe 15 vjeç”, tha mjekja.
Fevziu: Në parim a ka rrezik për fëmijët?
Kuli: Në parim nga eksperienca e vendeve që kanë kaluar shumë më tepër raste se ne, thuhet që fëmijët bëjnë forma të lehta. 90% bëjnë forma asimptomatike ose të lehta, që shpesh mund të konsiderohen si infeksione virale. Pa dhënë shenja specifike. Ne gjatë kësaj periudhe kemi pasur fëmijë me temperaturë, me probleme respiratore dhe kemi dyshuar sidomos kur kanë ardhur nga vende që kanë pasur zona të prekura nga COVID. Ju kemi bërë testet dhe kanë rezultuar negative. Deri tani situata ka qenë si çdo vit, por nuk e di si do të vazhdojë.
Fevziu: Si mund t’i mbrojmë fëmijët?
Kuli: Njësoj si të tjerët. Distanicimi social është shumë i vështirë, por duhet që prindërit të bëhen kretivë, me lojëra. Të mos lejojnë që të hapin televizorin, sepse dhe koha e televizorit duhet të jetë një kohë e organizuar mirë.
Fevziu: Nuk duhet t’i lënë as të dalin?
Kuli: Nëse kanë një shtëpi me oborr, një ballkon të bukur që i bie dielli, mund të shfrytëzohet. Për këtë periudhë kohe do të mundohemi që të realizojmë izolimin, sepse kjo është e vetmja mbrojtje.
Fevziu: Nëse do të kenë simptoma, si do të trajtohen?
Kuli: Simptomat janë temperatura, mosushqyerja, të vjella, diarre dhe sipas shenjave që paraqesin duhet të asistohen. Nuk ka nënë që nuk ka në shurup ulës të temperaturës, të telefonojë pediatrin apo mjeken e konsultorin në lidhje me shenjat e fëmijës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














