Lajme
Katër muaj, asnjë njohje për Kosovën
Prejse është shpallur pavarësia e Kosovës në shkurt të 2008-s, bllokadë kaq të gjatë njohjesh nuk ka pasur
Të shtunën janë bërë fiks katër muaj kur Kosova ka pranuar njohjen e fundit të pavarësisë nga një shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në fund të listës së vendeve që kanë konfirmuar njohjen ndodhet Sulltanati i Omanit. Vendimin e kishte marrë më 4 shkurt, shkruan gazeta Koha Ditore.Autoritetet kosovare kanë arsyetuar më herët mungesën e njohjeve me nisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i ngarkuar veçanërisht për njohje, ka thënë se Kosova do ta ketë të vështirë për t’i bindur shtetet që të marrin vendimin për njohje, për shkak të hapjes së bisedimeve.“Shumë shtete thonë se ju jeni duke biseduar tash – rregulloni marrëdhëniet me Serbinë dhe ne ju njohim më vonë”, ka thënë ai.Ndërkaq, në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë përmendur ndonjë pengesë specifike. Zëdhënësi Artan Behrami ka thënë se ka shumë faktorë. “Mendoj se janë shumë faktorë pse ka hezitime nga disa shtete, por ne jemi duke u munduar t’u shpjegojmë se pas vendimit të GJND-së, që e ka bërë legjitime shpalljen e pavarësisë, nuk kanë arsye që të mos na pranojnë”, ka thënë Behrami. “Ne jemi në proces që ta shpjegojmë këtë dhe natyrisht që Serbia është duke u munduar që çdo ngjarje e cila bëhet, ta shfrytëzojë kundër nesh”.Deri tash Kosovën e kanë njohur 75 vende, prej tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën për t’u çliruar nga Serbia kanë ndikuar te shumë vende për të marrë vendimin e njohjes. Me gjithë këto arsyetime, diplomacia kosovare është vënë në qendër të kritikave për këtë situatë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












