Lajme
Katër të plagosur pas një sulmi në Norvegji
Të paktën katër persona janë therur me thikë në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë, tha policia lokale, përcjell albinfo.ch.
Një prej viktimave raportohet se është në gjendje kritike.
I dyshuari më pas është arrestuar, thanë zyrtarët.
“Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll”, tha për Reuters një zëdhënës i Policisë.
Autoritetet nuk kanë treguar se çfarë motive dyshojnë se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe policia tha se qytetarët kanë treguar se sulmuesi “rastësisht” ka zgjedhur viktimat që i ka sulmuar.
Në tetorin e kaluar, në vendin e njëjtë, Numedal, një sulmues vrau pesë persona, duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër











