Shqipëria
Katërfishohen çmimet e biletave të aeroplanëve
Nga Tirana drejt Milanos për javën tjetër nis nga 274 dollarë, në një kohë që kthimi kushton gati katër herë më pak
Çmimet e biletave të aeroplanëve janë rritur sërish, por këtë herë për udhëtimet nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se, çmimi i një bilete fluturimi nga Tirana drejt Milanos për javën tjetër nis nga 274 dollarë, në një kohë që kthimi kushton gati katër herë më pak.
“Në Shqipëri, fluturimet ajrore janë të ndikuar shumë nga lëvizja e emigrantëve. Lëvizja e tyre ka atë periudhën kohore si zakonisht, vijnë në korrik dhe ikin në gusht. Duke qenë se është kërkesa më e madhe, oferta është e njëjtë si në dimër, edhe në verë. Atëherë çmimet rriten”, tha Besnik Vathi, sipërmarrës agjencie turistike, raporton “TCH”.
Por, çmimet e biletave në Shqipëri nuk janë të shtrenjta vetëm kur ka fluks. “Duke parë tendencën, jo thjesht për një periudhë të caktuar, por në përgjithësi vjetore apo të përvitshme, çmimet e biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri janë shumë më të larta sesa ato të vendeve fqinje, si Prishtina, Podgorica, Ohri, Shkupi, apo edhe Korfuzi”, tha më tej Besnik Vathi, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, përmes Rinasit fluturuan mbi 1.6 milionë udhëtarë, ose 200 mijë më shumë sesa një vit më parë. Ky është një fluks më i madh sesa ai i vendeve fqinje. Por, atëherë, përse biletat në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë?
“Faktori i parë është Aeroporti i Rinasit, që ka shpenzime shumë më të larta sesa aeroportet e tjera. Faktori i dytë është karburanti, që te ne shkon gati 25-30 për qind më shtrenjtë për avion. Faktori i tretë janë taksat aeroportuale, që ne i kemi shumë më të shtrenjta se në çdo vend tjetër”, deklaron Vathi.
Qeveria ka hapur procedurat për hapjen e Aeroportit të Kukësit, si dhe ndërtimin e një aeroporti të ri në Vlorë. Paralelisht, Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë nisur auditimin e koncesionit të Aeroportit të Rinasit.
Sipas qeverisë, këto masa do të sjellin uljen e çmimit të biletave, të cilat shqiptarët prej vitesh i paguajnë shtrenjtë. Ndërsa në qershorin që vjen pritet të nisë fluturimet edhe “Air Albania”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












