Lajme
KE noton zhvillimin e Kosovës
Delegacioni i Komisionit Evropian është fokusuar në tri çështje kryesore: kriteret politike; ekonomike dhe; sundimit të ligjit
Një delegacion 20-anëtarësh nga Komisioni Evropian po qëndron në Kosovë për të për nga afër gjendjen reale dhe sfidat e Kosovës në procesin e përmbushjes së kritereve në kuadër të procesit të studimit të fizibilitetit.
Ky delegacion i cili po drejtohet nga Lawrenc Meridith, shef i njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të studiojnë përgjigjet e dhëna nga institucionet e Kosovës në pyetësorit e studimit të fizibilitetit dhe me pas të japin notat për punën e bërë.
Delegacioni i Komisionit Evropian është fokusuar në tri çështje kryesore: kriteret politike; ekonomike dhe; sundimit të ligjit.
“Qëllimi i këtij misioni është që të marrim një kuptim më të thellë dhe të qartësojmë çështjet që janë të rëndësishme për Kosovën, që të vazhdojë drejt procesit të stabilizim-asocimit. Unë kam ardhur me një mision që përbëhet prej 20 njerëzve, përfshirë edhe ekspertët për administratë publike, taksa, dogana, agrokulturë, transport, mjedis, shoqëri informative, tregu i brendshëm dhe ndërmarrje”, tha Meredith
Këto deklarata Meredith i bëri në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrja e Integrimit Vlora Çitaku.
Samuel Zhbogar, studimin e stabilizim-asocimit e vlerësoi si një dritë në fund të një tuneli të gjatë. “Kjo ngjarje është një dritë në fund të tunelit dhe e dimë që tuneli është i gjatë, por jeni në trenin e mirë në drejtimin e mirë. Prandaj studimi i fizibilitetit është i rëndësishëm, i cili e dërgon Kosovën drejt integrimeve evropiane”, tha Zhbogar.
Ndërsa ministrja Çitaku tha se ky është një proces që kërkon shumë reforma dhe shumë punë institucionale. Kosova, para disa ditësh ka dorëzuar 440 përgjigjet që janë shtruar në pyetësorin e Komisioni Evropian për studim të fizibilitetit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












